Koronavirusi: çast pas çasti
Shpresë për pushime në Evropë
Kroacia, një destinacion mjaft i preferuar turistik, është e fundit që vendos rihapjen e kufijve teksa numri i rasteve me koronavirus ka rënë ndjeshëm në vend.
Qytetarëve të 10 shteteve do t’u lejohet lëvizja atje, duke përfshirë këtu ata sllovenë, hungarezë, austriake e gjermanëve, por jo italianëve.
Teksa shumë vende evropiane kanë nisur zbutjen e masave kundër pandemisë, plot njerëz në kontinentin e vjetër po nisin ta shohin me shpresë të shtuar mundësinë për t’i kaluar pushimet verore në zonat e preferuara.
Por ka një tablo mikse në Evropë, ku lëvizja zakonisht e lirshme në zonën Schengen, tani është më e kufizuar.
Qeveria gjermane pritet ta shfuqizojë deri më 15 qershor paralajmërimin për të udhëtuar në 31 vende europiane. Kjo do të thotë se pas datës 15 qershor nuk do të jetë më në fuqi as rekomandimi për të qëndruar 14 ditë në karantinë për ata që vinin në Gjermani nga këto vende, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Edhe ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se “po angazhohemi të gjithë që të arrijmë që në 15 qershor të mund të rihapen kufijtë në Evropë”.
Për turizmin kjo datë mund të kthehet në një lloj “dite evropiane të zbarkimit të turistëve”.
Por fatkeqësisht edhe pak javë para pushimeve të verës, nuk duket se qarkullimi i lirë në Evropë do të rikthehet në normalitetin e dikurshëm, sepse masat shëndetësore në vende të ndryshme janë mjaft larg njëra-tjetrës.
Për shembull jo kudo vlen detyrimi për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës minimale midis njerëzve.
Po ashtu edhe kriteret për një shtrëngim të mundshëm të masave të rast se shtohet numri i të infektuarve nuk janë të njëjta.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











