Sport
Shqetësimi i belgëve me Kosovën në UEFA mban emrin Januzaj!
Pranimi i Kosovës në UEFA po bën bujë në mediat evropiane, veçanërisht në shtetet ku futbollistët më prejardhje kosovare mbrojnë ngjyrat e përfaqësueseve të tyre. Pas gazetës zvicerane “Blick” e cila ka filluar një fushatë kundër futbollistëve kosovarë, “drithërima” i ka rrokur edhe mediet belge. Gazeta norvegjeze sport.be shkruan se nga e marta edhe Adnan Januzaj mund të zgjedh të luaj për përfaqësuesen e Kosovës.
“Me një anëtarësim të Kosovës në UEFA, përveç mundësisë për gara ndërkombëtare, një fakt vendimtar është ku shumë lojtarë të cilët luajnë nëpër Evropë kanë shansin të zgjedhin për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës. Ky mund të jetë një rast shumë i mirë edhe për Januzajn, i cili zyrtarisht ka luajtur për Belgjikën, por megjithatë ende mund të zgjedhë për Kosovën”, përcjell “albinfo.ch”.
Januzaj për kampionatin botëror në Brazil, zgjodhi të luaj për përfaqësuesen e Belgjikës duke mos pranuar të luaj për Shqipërinë. Por paraqitja e tij në kampionat nuk la shumë përshtypje.
Gazeta shkruan se pas një sezoni debutues të shkëlqyer të Januzajt të Mançester Junajti, dy vitet e fundit ai ka pasur rënie drastike. Futobllisti kosovar u huazua për një kohë të klubi gjerman Borussia Dortmund, ku as aty nuk arriti të tregoj talentin e tij. Që nga janari Januzaj është kthyer në Mançester, dhe ende po ka vështirësi të gjej vend për të luajtur. Si duket shanset e tij për të luajtur në ekipin e trajnerit Marc Wilmots janë zero.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












