Shqipëria

Shqipëri: 144 raste të reja dhe 4 të vdekur nga COVID-19

4 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë kryer 912 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë.

Në dy spitalet Covid në Tiranë aktualisht po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 mjeku 72-vjeçar nga Skrapari, një 62-vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78-vjeçar dhe një 79-vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

COVID-19 – Statistika (5 tetor 2020)
Raste të reja ditore 144
Të shëruar ne 24 orë 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 912

Testime totale 93021
Raste pozitive 14,410
Raste të shëruara 8,825
Raste aktive 5,185
Humbje jete    400

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2695
Durrës       555
Shkodër     398
Lezhë        262
Korçë 242
Elbasan     236
Fier         225
Vlorë 184
Kukës        132
Berat 114
Dibër 80
Gjirokastër   62