Shqipëria
Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030
“Në 2030-ën, 60% e pagesave do jenë digjitale”
Shqipëria do të synojë shmangien e pagesave cash, duke vendosur si objektiv që në vitin 2030, 60% e tyre të realizohet në rrugë digjitale, përcjell albinfo.
Kështu deklaroi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në tryezën e zhvilluar “Cashless Albania 2030”, një nismë kombëtare që synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët e bizneset, me qëllim uljen e informalitetit.
“Rritja e përdorimit të pagesave elektronike në të gjithë vendin; Reduktimi i informalitetit dhe rritja e transparencës; Përmirësimi i edukimit financiar për qytetarët dhe bizneset; Krijimi i një infrastrukture efikase elektronike, me terminale POS dhe platforma të unifikuara; 60% e pagesave të jenë digjitale deri në vitin 2030; 100% e institucioneve publike të pranojnë pagesa elektronike”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ministrja theksoi se janë marrë disa masa të tjera si formimi i Këshillit për Pagesat Digjitale, si dhe vendosja e një tavani të pagesave cash deri në 5 mijë lekë.
Ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se hapat e parë drejt reduktimit të parasë fizike tashmë kanë nisur, në përputhje me prioritetet e qeverisë dhe Paketën Fiskale që pritet të miratohet.
“Është një objektiv i qeverisë që deri në vitin 2030 të limitojmë cash, në mënyrë që të bëjmë një formalizim më të madh të ekonomisë shqiptare”, tha Malaj.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në këtë tryezë paraqiti masat që ka ndërmarrë institucioni i tij që drejton për arritjen e këtij objekti të përbashkët me qeverinë.
“Fillojnë që nga miratimi i ligjit dhe shërbimit të pagesave. Është punuar për bankingun e hapur, është pranuar Shqipëria në SEPA”, tha ai.
Sipas një studimi të Bankës Botërore të paraqitur nga ministrja Ibrahimi, rezulton se 15% e pagesave në Shqipëri bëhen me karte, e kjo vjen edhe kostot e larta që kanë bankat. Vetëm 46% e popullsisë kanë një llogari bankare, ndërkohë që 35% e tyre kanë kryer pagesa digjitale.
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve












