Lajme
Shqipëri, hetimet për naftën bashkë me doganat italiane
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me investigimet e shërbimit doganor mbi eksportet e naftës virgin.Në një deklaratë për shtyp drejtoria e përgjithshme e doganave thekson se rezultatet e hetimit si dhe përgjigjet e ardhura nga strukturat homologe ku evidentohet një diferencë në peshë midis deklaratave të eksportit të depozituara pranë autoriteteve doganore shqiptare dhe deklaratave të importit të depozituara pranë autoriteteve doganore të vendit të destinacionit i janë vënë në dispozicion në vazhdimësi organeve kompetente.
“Autoritetet Doganore Shqiptare vazhdojnë investigimin për këtë çështje dhe informojnë në vazhdimësi, për çdo rast organet kompetente duke dhënë njëkohësisht dhe një ekspertizë profesionale. ezultate e arritura në hetimin e kësaj çështje janë mbështetur kryesisht në ekspertizën teknike dhe dokumentacionin e vënë në dispozicion nga Autoritetet Doganore” thekson drejtoria e doganave.
Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Doganave garanton publikun se në veprimtarinë e saj në tërësi dhe në punën e saj investiguese në veçanti nuk influencohet nga asnjë ndërhyrje e çfarëdo lloji qoftë ajo.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it Radhë sot në portalin jugor të Gotthard dhe në pika të tjera të rrjetit rrugor kombëtar... -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet













