Shqipëria
Shqipëri: Katër të vdekur nga COVID-19
Katër persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, ndërkohë që 659 qytetarë janë infektuar nga 3656 testime të kryera.
Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme me 152 persona të shtruar, 15 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Lajmi i mirë në këto ditë është ulja e rasteve aktive, ku aktualisht numërohen 13 mijë e 608 persona të infektuar.
Më së shumti raste të reja janë shënuar në Tiranë- 362. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 55-vjeç, një qytetar nga Berati 67-vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78-vjeç dhe një qytetar nga Tirana 87-vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 264.624 raste pozitive, 247.636 persona janë shëruar, 13.608 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.380 pacientë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 Këshilli Federal synon të mbështesë Lojërat Olimpike Dimërore 2038 në Zvicër me një fond prej deri... -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme
















