Shqipëria
Shqipëri: Miratohet projekt-buxheti 2022, rritje pagash për disa kategori
Në buxhetin e vitit 2022 Qeveria ka parashikuar rritje të pagave në sistemin e shëndetësisë, në arsim, në polici, por dhe për punonjësit e institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë deklaron se shtesa do të shkojë në 6%.
Nga shtesa përfitojnë fëmijët jetim, por do të rishikohet ndihma sociale.
“Programi i ndihmës ekonomike si një mburojë sociale për të gjitha familjet në vështirësi ekonomike do tëketë një rritje të masës së ndihmës në masën 10%. Do të ketë një rritje dhe mbështeje të buxhetit për sa i përket pagave të personelit mjekësor,” tha Manastirliu.
Edhe në arsim vëmendja do t’i shtohet punonjësve psikosocial, por rritje do të ketë edhe për mësuesit, sipas Evis Kushit.
“Unë dua të ndaj me ju lajmin shumë të mirë për të gjithë mësuesit për rritjen e pagave vitin e ardhshëm me 6%,” tha Kushi.
Edhe në polici dhe burgje do të ketë ndryshime, bëri të ditur Minisitri Bledar Çuçi.
“Rritjen e pagave të punonjësve të policisë së shtetit që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit dhe lajmi i dytë që vjen me këtë buxhet është rritja e investimeve në policinë e shtetit në infrastrukturën dixhitale dhe në teknologji,” tha Çuçi.
Në mbledhjen e qeverisë është miratuar dhe fondi për shpronësimin e sarajeve të Toptanëve që do të kthehen në muze.
Sa i përket bujqësisë subvencionet do të shtrihen nga prodhimi, grumbullimi dhe deri te eksportet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?