Shqipëria

Shqipëri: Rregullat e reja të fluturimit

Bashkë me hapjen e kufijve ajror, është publikuar edhe protokolli që do të duhet të zbatohet për të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë jashtë vendit

Në protokollin e publikuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë janë listuar masat e rrepta që duhet të ndjeki ekuipazhi i avionit. Pasagjerët që nuk zbatojnë masat e kërkuara, nuk do t’i jepet akses në ndërtesën e terminalit, në kabinë, por mund të arrihet deri në zbritjen nga avioni.

Të gjithë ata që shfaqin simptoma nuk do të lejohen të udhëtojnë fare. Personat me temperaturë mbi 37.5 gradë nuk lejohet të hyjnë në aeroport dhe ndaj tyre kryhen procedurat e tjera të verifikimit. Personat me temperaturë mbi 37.5 gradë futen në zonën e veçantë të karantinimit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Më poshtë, do të gjeni disa nga pikat kryesore të protokollit që duhet zbatuar gjatë fluturimeve të ardhshme.

Aksesi në aeroporte

Vajtje-ardhja në aeroport kryhet vetëm me automjet ose me taksi dhe sipas rregullave të përcaktuara për numrin e personave të lejuar në një automjet, përjashtuar rastet kur personat janë nga një familje, fëmijët e mitur dhe personat me aftësi të kufizuara. Automjeti privat parkohet ose nëse ardhja kryhet me shoqërues, ky i fundit vetëm lë pasagjerët dhe largohet.

Vajtje-ardhja e stafit të punësuar apo e personave të tjerë, si staf i shoqërive ajrore, punëtorë, staf i zyrave të tjera etj. kryhet me automjet, me taksi, si dhe me autobus/ mikrobus/ furgon, i cili dezinfektohet dhe lahet përditë. Ulja në këto mjete kryhet duke lënë një hapësirë bosh në radhë dhe vetëm me një person në secilin rresht. Autobusët dezinfektohen/lahen përditë, sidomos ndenjëset dhe sipërfaqet e prekura. (Ky proces evidentohet sipas rregullave të brendshme të entit që i disponon dhe sipas rekomandimeve të mundshme nga DPSHTRR-ja dhe ISHP-ja.)

Të gjithë personat pasagjerë apo staf i punësuar detyrimisht mbajnë maskën veshur në rrugën vajtje-ardhje për në apo nga aeroporti.

Matja e temperaturës në aeroport

Hyrja e pasagjerëve kryhet vetëm nga një hyrje unike e përcaktuar. Në hyrjet e aeroportit ose në terminalet e pasagjerëve, në varësi të konfigurimit të aeroportit, mund të sistemohen zona të jashtme të përkohshme të mbuluara dhe/ose të pambuluara për menaxhimin e çdo radhe të mundshme që mund të krijohet, për shkak të operacioneve të matjes së temperaturës, verifikimeve, ekzaminimeve dhe/ose regjistrimit të pasagjerëve. Këto zona, gjithashtu, do të mund të përfshijnë tenda/strehë për mbrojtjen nga dielli dhe kushtet e këqija të motit.

Përpara hyrjes për në zonën check-in dhe lënies së bagazheve në godinën (terminalin) e aeroportit ngrihet një stacion ku nën monitorimin e personelit të specializuar matet temperatura e pasagjerit me termometër të kalibruar saktësisht, sipas një metode joinvazive të pranuar. Pasagjerët me temperaturë mbi 37.5 gradë celsius nuk lejohet të vijojnë procedurën e check-in-it dhe ndaj tyre kryhen procedurat e tjera të verifikimit. Pasagjeri i cili kalon testin e temperaturës.

Hyrja e stafit të aeroportit kryhet vetëm nga një hyrje unike e përcaktuar (jo e njëjtë me pasagjerët). Përpara hyrjes ngrihet një stacion ku nën monitorimin e personelit të specializuar matet temperatura e personelit me termometër të kalibruar saktësisht. Personat me temperaturë mbi 38 gradë u nënshtrohen procedurave të tjera të verifikimit. Personat me temperaturë mbi 37.5 gradë celsius futen në zonën e veçantë të karantinimit.

Enti Menaxhues i Aeroportit duhet të garantojë kabina të ndryshme intervistimi për raste të dyshuara si potenciale, të cilat kërkojnë vlerësim të mëtejshëm. Këto kabina duhet të garantojnë konfidencialitetin dhe të parandalojnë transmetimin viral tek individët në kabinën ngjitur. Kabinat duhet të dezinfektohen pas çdo përdorimi.

Enti Menaxhues i Aeroportit duhet të sigurojë një mjedis me të gjitha kushtet higjienosanitare për izolimin e pacienteve brenda aeroportit.

Menaxhimi i pasagjerëve në bord të avionit:

Stafi i punësuar mban në çdo moment maskat dhe dorezat veshur që nga ardhja në aeroport dhe deri në mbërritjen në aeroportin tjetër ku zbatojnë masat e protokollit sipas secilit destinacion.

Pasagjeri do të informohet nga ekuipazhi i operatorit ajror, me materiale udhëzuese, në lidhje me zbatimin e masave parandaluese në bord të avionit që përfshijnë:

Higjienizimi i duarve, veçanërisht para ngrënies apo pirjes dhe para përdorimit të tualetit;

Përdorimi i maskës;

Etika respiratore;

Kufizimi i kontakteve me sipërfaqet e kabinës së avionit;

Kufizim i kërkesave për shërbime në bord.

Nuk do të lejohet duty free apo shitje të tjera në bord të avionit. Tualetet e avionit duhet të dezinfektohen përpara çdo fluturimi. Përdorimi i shpeshtë i tyre duhet të reduktohet.

Në rast se ka pasagjerë me simptoma në bord:

Në rast se, pas ngritjes së avionit, një pasagjer dëshmon simptoma që përputhen me COVID-19, siç janë temperatura, kolla, të vjella, diarre, vështirësi në frymëmarrje apo simptoma të tjera gripi, ndaj tij do të merren masat e mëposhtme:

Ekuipazhi siguron që pasagjeri simptomatik ka vendosur siç duhet maskën dhe vë në dispozicion maska të tjera. Nëse pasagjeri ka vështirësi në frymëmarrje, duhet t’i ofrohet asistencë mjekësore dhe furnizim me oksigjen të shtuar.

Pasagjeri duhet të izolohet në bord. Në varësi të konfigurimit të avionit dhe disponueshmërisë së rastit, pozicionin e rastit simptomatik dhe për aq sa është e mundur duhet të caktohet një zonë izolimi, duke lënë për aq sa është e mundur 2 radhë me ndenjëse të lira, rreth çdo drejtimi të pasagjerit të dyshuar;

Aty ku është e mundur tualeti më pranë pasagjerit të dyshimtë duhet të dedikohet specifikisht për të dhe nuk duhet të përdoret nga pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhi;

Sipas përbërjes se ekuipazhit të kabinës, anëtari më i lartë i ekuipazhit të kabinës dezignon anëtarë të caktuar të ekuipazhit për të ofruar shërbime në fluturim në zonën e izoluar. Këta anëtarë duhet të jenë ata që kishin kontakt me pasagjerin e dyshuar dhe duhet të përdorin MMP nga Kompleti Parandaluese Universal i avionit. Ekuipazhi i dedikuar duhet të minimizojë kontaktin me pjesën tjetër të ekuipazhit dhe pasagjerët e tjerë.

Aty ku është e munduar, valvula individuale e ajrit për pasagjerin simptomatik duhet të mbyllet;

Nëse pasagjeri i dyshuar udhëton i shoqëruar, shoqëruesi duhet të vendoset në zonën e izoluar edhe pse nuk shfaq simptoma.

Menaxhimi i pasagjerëve në mbërritje:

Pasagjerët duhet të kujtohen nga operatori ajror mbi detyrimin për të mbajtur maskën dhe respektimin e distancës gjatë lëvizjes në këmbë.

Për pasagjerët në mbërritje, dalja nga avioni kryhet me radhë, duke respektuar distancën. Zbritja nga avioni bëhet me rreshta, duke filluar me rreshtin në korridor që është më pranë daljes së avionit, e duke vijuar me rreshtin që është në anën tjetër të korridorit, e më pas dalin me radhë karriget e mesit e në fund ato të dritares.

Lëvizja e tyre drejt pikës së kontrollit të pasaportave kryhet në këmbë. Nëse lëvizja kryhet me autobus, numri i autobusëve duhet të shtohet, me qëllim garantimin e distancës fizike përkatëse. Përpara futjes në aeroport duhen dezinfektuar duart dhe më pas kalohet në tunelin spray me dezinfektant. Në pritje vendosen shenjat e ruajtjes së distancës.

Operatorët ajrorë do të japin për autoritetet e shëndetit publik, pa vonesë dhe pa shkelur rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, të dhënat e mëposhtme: – emrin e plotë; – vendin e pasagjerit; – numër telefoni ose adresë email-i.

Në zonën e mbërritjeve kryhet matja e temperaturës me termometër të kalibruar saktësisht, sipas një mënyre joinvazive të miratuar. Për të evituar dublikimin, pasagjerët që vijnë nga fluturime BE, të cilët u janë nënshtrua matjes së temperaturës në aeroportin e nisjes, do të përjashtohen nga kjo procedurë kur hyjnë në RSH.

Personat me temperaturë mbi 37.5 gradë nuk lejohet të hyjnë në aeroport dhe ndaj tyre kryhen procedurat e tjera të verifikimit. Personat me temperaturë mbi 37.5 gradë futen në zonën e veçantë të karantinimit.

Asnjë pasagjer simptomatik nuk duhet të riatdhesohet me një fluturim të rregullt pasagjerësh.

Pritja e bagazheve, si dhe kontrollet e mundshme doganore kryhen duke respektuar distancën e sigurisë prej 1.5 metrash. Nuk duhen lejuar grumbullimet e personave në daljen e bagazheve. Enti Menaxhues i Aeroportit duhet të mundësojë shpërndarjen e bagazheve sa më shpejt të jetë e mundur.

Me daljen nga zona e mbërritjeve, pasagjeri vijon me dezinfektimin e duarve përpara se të largohet nga ambientet e brendshme të aeroportit. Familjarët e pasagjerit dhe persona të tjerë (taksistë, staf) nuk lejohen në afërsi të daljes nga godina e aeroportit.