Shqipëria
Shqipëri: Shqetësime mbi zhvlerësimin e euros dhe pasojat në ekonomi
Në Shqipëri, forcimi i monedhës vendase kundrejt euros ka sjellë një valë shqetësimi në radhët e bizneseve, që preken nga dobësimi i monedhës europiane, veçanërisht në sektorin e eksporteve. Autoritetet zyrtare e shohin forcimin e lekut të lidhur me disa tregues pozitivë në ekonomi, si rritja e eksporteve apo e investimeve të huaja. Mirëpo një pjesë e studiuesve të zhvillimeve ekonomike në vend, shohin tek forcimi i monedhës vendase, një ndikim të informalitetit në ekonomi dhe parasë së zezë. Ata argumentojnë se këto zhvillime në ekonomi, që sjellin më shumë euro në treg, nuk e justifikojnë këtë zhvlerësim të saj në minimumin historik.
Por përtej këtyre zhvillimeve, vendi po përballet me një fenomen që për ekspertët përbën shqetësim, vlerësimi i ndjeshëm i monedhës vendase përballë euros. Leku është forcuar me 3.4% krahasuar me muajin Janar dhe me 7.1 krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar.
Zyrtarë të Bankës Qendrore, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e shohin prirjen dy vjeçare të forcimit të monedhës vendase kundrejt euros, si shenjë të besimit në ekonomi.
“Shpejtësia e rritjes së eksporteve ka qenë, këtë mund ta themi me bindje dhe mbuluar me statistika, mjaft më e lartë se shpejtësia e rritjes së importeve, që ka prodhuar dhe ofertë shtesë të valutës në tregun lokal. Për sa i takon investimeve të huaja direkte, gjatë vitit 2022, këto kanë patur një normë rritje në terma dy-shifrorë, pra kemi patjetër burime të mjaftueshme, hyrje valutore për të mbuluar nevojat e vendit për importe dhe për të gjeneruar dhe këtë fluks plus valute në tregun shqiptar”– u shpreh për Zërin e Amerikës Erald
Anketa kombëtare nga IRI: Ekonomia dhe korrupsioni, shqetësime kryesore të qytetarëve
Eksportet në vitin 2022 u rritën me 41%, ose me rreth 2 miliardë euro, duke ngushtuar raportin me importet, investimet e huaja direkte u rritën me 33%, ose me rreth 340 milionë euro. Rritje patën edhe remitancat me 9.6%, ose me rreth 72 milionë euro, ndërsa borxhi publik u ul nga 74.5 në 64.6%.
Por e gjithë kjo situatë pozitive në ekonomi vjen me disa rreziqe sipas ekspertëve, pasi forcimi i monedhës vendase përballë euros sjell dëmtime në disa sektorë me ndikim në ekonomi, veçanërisht në atë të eksporteve./voa
E-Diaspora
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG Pronari i restorantit, Musa Komani, nga Gjakova tregon për albinfo.ch se si ka marrë guximin të...
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni zviceran bie nën 1 për qind për herë të parë në tre vjet Çmimet më të larta në horizont përfshijnë primet më të larta të sigurimit shëndetësor – këto...
-
Propozim për t’i bërë autostradat zvicerane më të shtrenjta për të huajt
-
Ushtarët zviceranë, në karantinë për shkak të norovirusit
-
Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë
-
Misioni asteroid “Hera”, gati për t’u nisur me pjesëmarrjen e Zvicrës