Shqipëria

Shqipëria denoncon Rusinë në OKB

Shqipëria, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, denoncon Rusinë për agresionin ndaj Ukrainës.

Lufta kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas është “e paprovokuar, e pajustifikuar dhe e paramenduar. Kjo luftë është gjithashtu një sulm brutal kundër së drejtës ndërkombëtare, shkelje flagrante e Kartës së OKB-së dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për Arkitekturën Evropiane të Sigurisë”, tha në fjalën e tij të mbajtur në sesionin e 77-të të Asamblenë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama i konsideroi “thellim të konfliktit” veprimet e ditëve të fundit të Kremlinit si mobilizimin e pjesshëm dhe referendumet në disa pjesë të territorit të pushtuar të Ukrainës, të cilat ai i quajti si “referendume farsë”.

“Shqipëria nuk do t’i njohë këto votime të paligjshme”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë paraqit edhe angazhimin e Shqipërisë “ndaj llogaridhënies dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë në nivel global”./ DW