Futboll

Shqipëria dhe Kosova, në një grup

Zvicra ndodhet në grup me Francën, Sllovakinë, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin dhe Lihtenshtajnin

Shorti ka qenë i ‘pamëshirshëm’ në Nion të Zvicrës në kualifikueset e Euro 2021 për 21-vjeçarët.

Shqipëria dhe Kosova përballë njëra-tjetrës në kualifikueset që do të nisin në muajin mars të vitit të ardhshëm dhe përfundojnë në tetor, shkruan albinfo.ch.

Të dyja përfaqësueset shqiptare bëjnë pjesë në Grupin 3 (nga 9 gjithsej) së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën.

Një grup vërtet shumë i vështirë, duke marrë në konsideratë faktin që si Anglia ashtu dhe Austria janë skuadra shumë cilësore.

Kujtojmë që Kosova ishte pjesë e vazos së katërt në këtë short, ndërkohë që Shqipëria u pozicionua një vazo më poshtë, pra në të 5-tën.

Zvicra ndodhet në grup me Francën, Sllovakinë, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin dhe Lihtenshtajnin.

Ndeshjet nisin në mars të 2019-ës e përfundojnë në tetor të vitit 2020.