Futboll

Shqipëria fiton me super golin e Taulant Xhakës

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka

Shqipëria ka mundur Izraelin me rezultat 1:0, duke e nisur në mënyrë shumë të mirë Ligën e Kombeve, shkruan albinfo.ch.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka.

Xhaka realizoi nga rreth 20 metra një super gol, duke kaluar kuqezinjtë në epërsi. Ndodhi kjo në minutën e 55-të.

Shqipëria kishte edhe disa raste shumë të mira shënimi me Sindrit Gurin, Ledian Memushaj, Elseid Hysaj apo edhe të Jahmir Hykës.

Gjithsesi edhe Izraeli ishte kërcënues derisa heroi ishte portieri kuqezi, Thomas Strakosha.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të jetë të hënën ndaj Skocisë si mysafire.