Shqipëria
Shqipëria heq tatimin në pagat deri në 40 mijë lekë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga data 1 korrik e vitit që vjen, tatimi mbi të ardhurat për pagat deri në 40 mijë lekë do të jetë zero.
“Nga 1 korriku zero taksë mbi pagat deri në 40 mijë lekë”, deklaroi Rama, përcjell Albinfo.com
Ky vendim vjen pas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, i cili garanton se qytetarët me më pak të ardhura të paguajnë tatim më të ulët mbi të ardhurat nga paga.
Në mënyrë që të lehtësohet barra tatimore e shtresave më në nevojë të popullsisë, është propozuar që tatimpaguesit me të ardhura personale nga punësimi në intervalin nga 30,001 lekë/muaj deri në 40,000 lekë/muaj tashmë të paguajnë 0 % tatim, nga 13 % tatim që paguanin mbi shumën 30,000 lekë/muaj.
Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga ulja e barrës tatimore është rreth 71,500 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 7800 lekë për tatimpagues/vit, ose rreth 557 milionë lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit.
Tatimi 23 % parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau














