Kosova
Shqipëria, me numrin më të lartë të azilantëve, Eurostat: Franca, më e kërkuara
Izolimi nga pandemia nuk i ka ndalur kërkesat e shqiptarëve për t’u larguar për një jetë më të mirë.
Referuar të dhënave të Eurostat gjatë vitit 2020, rezulton se Shqipëria ka numrin më të lartë të qytetarëve që kanë kërkuar azil në krahasim me vendet e Ballkanit. Në total janë rreth 5 mijë aplikime që janë bërë, pavarësisht situatës së rënduar nga pandemia, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa vendet e tjera të Ballkan nuk kanë më shumë se 2 mijë aplikime. Pas shqiptarëve në Ballkan, renditen serbët për kërkesë azili me rreth 1700 të tilla, më pas vijnë kosovarët dhe Bosnjë e Hercegovina.
Maqedonia e Veriut është një ndër vendet me numrin më të ulët të qytetarëve që kërkojnë të largohen duke aplikuar për azil.
Por në cilat shtetet kërkojnë të shkojnë shqiptarët.
Sipas Eurostat aplikimet më të shumta ose rreth 2 mijë janë bërë në Francë. Më pas renditet vendi fqinj Greqia, me mbi 1 mijë aplikime dhe më pas vijnë Gjermania e Italia.
Sirianët, afganët, venezuelianët dhe kolumbianët paraqitën më shumë kërkesa për azil, së bashku duke përbërë 40% të të gjithë aplikuesve të parë në shtetet anëtare të BE-së më 2020.
Në vitin 2020 ishin në total 416 600 aplikantë për herë të parë që aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në shtetet anëtare të BE-së, me rënie me 34% krahasuar më 2019 dhe më 21%.
Krahasuar me popullsinë e secilit shtet, numri më i lartë i aplikantëve të regjistruar për herë të parë për azil në vitin 2020 është në Qipro, ndërsa numrat më të ulët u regjistruan në Hungari.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve Zvicra po përballet me një valë të re të nxehti ekstrem, me temperatura që pritet të... -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër?













