Kosova

Shqipëria përgatit rezolutë kundër raportit të Dick Martyt

Rezoluta e cila pritet t'i dorëzohet për miratim Këshillit të Evropës pretendon se raporti i ish-senatorit zviceran ka ndikim rus

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është duke përgatitur një rezolutë kundër raportit të ish-senatorit zviceran Dicak Marty i cili përmes një raporti në vitin 2010 akuzoi ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin për krime lufte. Kjo rezolutë sipas Ramës do të dorëzohet në Këshillin e Evropës.

Këtë e bëri të ditur vet Rama gjatë qëndrimit në Kosovë në kuadër të mbledhjes së dy qeverive e ku tha se raporti i Martyt ka ndikim rus.

“Ne po përgatisim një rezolutë në parlamentin shqiptar dhe unë personalisht do të shkoj në Strasburg, në rastin e parë, shpresoj në shtator, t’i drejtohem Këshillit të Evropës për një fakt që po bëhet gjithnjë e më shqetësues në këndvështrimin tim dhe këndvështrimi ynë, që është pabaza totale e raportit të Dick Marty-t si dhe ndikimi rus në këtë përrallë të një shtëpie të verdhë dhe trafikut të organeve”, tha Rama, transmeton Albinfo.ch