Shqipëria
Shqipëria po ‘plaket’ me ritme edhe më të shpejta se sa parashikimet
Popullsia e Shqipërisë u pakësua me mbi 36 000 banorë vitin e fundit.
Popullsia e Shqipërisë po pakësohet me ritme më të shpejta edhe se parashikimet më pesimiste.
Në vitin 2019, Instituti i Statistikave publikoi një studim ku projektohej se në rastin më të keq në vend do të kishte rreth 2,8 milionë banorë në vitin 2022, por numri i popullsisë këtë vit, në fakt, është gati 50 000 më pak se skenari më i keq i parashikuar nga INSTAT.
Tkurrja e popullsisë siç raporton A2, ka prekur më fort zonat rurale. Vetëm në vitin fundit, numri i banorëve në fshatra ra me gati 4%.
Nëse qeveria nuk ngre mekanizma për ndaljen e shpopullimit, vendit do i mungojnë mijëra vetë në pak vite, thonë sociologët.
Popullsia e Shqipërisë u pakësua me mbi 36 000 banorë vitin e fundit. Instituti i Statistikave raporton se në janarin e këtij viti, vendi pati më pak se 2,8 milionë banorë, niveli më i ulët i tre dekadave të fundit.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin









