Shqipëria
Shqipëria siguron 50 mijë doza vaksinash “Sputnik V”
Shqipëria ka siguruar edhe 50 mijë doza vaksinash ruse “Sputnik V”. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri i vendit Edi Rama, i cili thotë se kjo sasi do të vijë në vendin tonë brenda dhjetë ditësh.
“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve” shkruan Rama.
Ai thotë se Shqipëria me këtë ritëm vaksinimi do ta fitojë luftën me pandeminë.
“Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, shkruan Rama.
Në total janë të paktën mbi 2 milionë vaksina të rezervuara, prej së cilave, me dy injeksione, mundet të vaksinohen një milion persona, ose thënë ndryshe rreth 35% e popullsisë rezidente.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













