Lajme
Shqipëria u ofron grante emigrantëve që duan të punojnë në fshat
Transformimi i zonave rurale në peizazhe atraktive ka nxitur krijimin e agroturizmit, si një modeli i ri i zhvillimit rural në Shqipëri.
Programi i qeverisë për bujqësinë 4 vjetët e ardhshme ka në fokus të zhvillojë fshatin dhe turizmin rural nëpërmjet mekanizmave mbështetës, për rritjen e aktiviteteve agroturistike dhe bujtinave, që janë bërë atraksione me interes të veçantë për vizitorët dhe turistët e shumtë që i frekuentojnë ato në çdo stinë të vitit, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parashikon të ultilizojë programe për mbështetjen me fonde nga buxheti i shtetit dhe donatorët, të menyve autentike që zbulojnë zonën dhe i japin vlerë qëndrimit të vizitorëve.
Përmes këtij programi synohet të trashëgohen te brezat e rinj produktet tipike të zonave gjeografike, përmes krijimit të eksperiencave pozitive që të njihen nga të gjithë.
Për këtë nxitja do të jetë reale përmes politikave mbështetëse me grante dhe subvencione dedikuar emigrantëve, të rinjve dhe grave që duan të jetojnë e të punojnë në fshat.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













