Shkurt.ch
Shqiponja dykrenare, në sfond të emisionit të debatit në televizionin zviceran
Në emisionin kryesor të debatit në transmetuesin publik të Zvicrës SRF1 “Arena” po bisedohej të premten për probleme krejtësisht tjera kur nga prapavija një tinejxher me sens humori filloi të bënte shenjën e shqiponjës me duar
Simboli i shqiponjës dykrenare i bërë me kryqëzimin e duarve, është një “ikonë” tashmë gjerësisht e njohur edhe në opinionin zviceran. Ka pasur viteve të fundit disa “skandale” kur të rinjtë me prejardhje shqiptare, ushtarë të Zvicrës kishin pozuar duke e bërë këtë shenjë dhe pastaj rasti i tyre qe bërë temë mediatike.
Në këtë vazhdë duket të jetë edhe rasti më i ri. Në emisionin kryesor të debatit në transmetuesin publik të Zvicrës SRF1 “Arena” po bisedohej të premten për probleme krejtësisht tjera kur nga prapavija një tinejxher me sens humori filloi të bënte shenjën e shqiponjës me duar, transmeton albinfo.ch. Këtë sekuencë e ka vënë re blick.ch dhe e ka publikuar online duke bërë temë nga kjo.
Se a ishte debati i mërzitshëm ai që kishte shtyrë të riun të “bënte shqiponjën” thjesht nga monotonia apo ai kishte vënë bast me dikë, mbetet e paqartë, përcjell albinfo.ch. Sidoqoftë, pamjet u transmetuan “live” dhe kjo nuk ishte diçka që mund të shkëputej, thonë në emision.
Në emisioonin “Arena” veç të tjerëve ishte kryetarja e Partisë së Gjelbër, Regula Rytz, mbrapa të cilës edhe u inskenua loja me shqiponjën dykrenare.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














