Lajme
Shqiptarët bënë homazhe për viktimat e 2 nëntorit në Vjenë
U ndezën qirinj dhe u vendosën lule edhe për të riun shqiptar nga Veleshta e Strugës
Me lule dhe qirinj në duar, një grup shqiptarësh prej afro 50 vetash kanë zhvilluar homazhe tek vendet ku gjetën vdekjen katër persona të pafajshëm nga sulmi terrorist i ndodhur në mbrëmjen e 2 nëntorit në Vjenë. Në mesin e viktimave ishte edhe djaloshi 21 vjeçar nga Veleshta e Strugës, shkruan Albinfo Austria.
Me iniciativën e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, si pjesë e këtij homazhi iu bashkuan edhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, klerikët: Imami Ademsafi Bajrami, prifti katolik Don Nikson Shabani, përfaqësues të shoqatave shqiptare, intelektualë të shquar dhe veprimtarë të njohur në Austri.
Të gjithë së bashku vendosën kurora, lule dhe ndezën qirinj në katër vendet e ndryshme ku atentatorët vranë dhe plagosën persona të pafajshëm në rrugë.
U ndezën qirinj dhe u vendosën lule edhe për të riun shqiptar nga Veleshta e Strugës.
Të bashkuar, ata dënuan këtë akt makabër duke konsideruar se sulmet e tilla nuk përfaqësojnë asnjë etni, fe dhe as komb.
Homazhi i shqiptarëve nxiti kureshtjen e shumë mediave austriake dhe ndërkombëtare të cilat ndoqën çdo hap të kësaj iniciative.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën