Shqipëria
Shqiptarët blejnë më së shumti ora zvicerane
Në 2016-n, importet nga Zvicra, sipas të dhënave nga Dogana përllogariteshin rreth 1 milion dollarë. Në periudhën kohore 2012-2016, importet e orëve nga Zvicra llogariten të jenë rreth 4.5 milionë dollarë. Ndërsa eksportet e Zvicrës në të gjithë botën në 2016-n shënuan një vlerë prej 19.8 miliardë dollarë
Numri i qytetarëve shqiptarë që blejnë mallra luksi dhe orë është rritur shumë kohët e fundit. Sipas të dhënave nga Dogana e Shqipërisë, importet e orëve në Shqipëri u rritën me 71 për qind në 2016-n në krahasim me pesë vite më parë.
Zyrtarisht importet shënuan një vlerë prej 3.3 milionë dollarë, nga 1.9 që kishin qenë në 2012-n, shkruan ‘Monitor’.
Orët, veçanërisht ato të prodhuara nga kompani me emër, janë një mënyrë e mirë “për t’u dukur” dhe me sa duket, “milionerët e rinj” në qarkullim kanë rritur importet në vend, përcjell albinfo.ch.
Padyshim që kur flasim për orët, vendi i parë që të vjen ndër mend është Zvicra. Ky vend është i njohur për markat e njohura të orëve si Rolex, Audemars Piguet, Breitling, Chopard etj.
Në 2016-n, importet nga Zvicra, sipas të dhënave nga Dogana përllogariteshin rreth 1 milion dollarë. Në periudhën kohore 2012-2016, importet e orëve nga Zvicra llogariten të jenë rreth 4.5 milionë dollarë. Ndërsa eksportet e Zvicrës në të gjithë botën në 2016-n shënuan një vlerë prej 19.8 miliardë dollarë.
Vendi me peshë të lartë për sa u përket importeve në vend është Kina. Në dallim prej Zvicrës, Kina është e njohur për imitacionet e markave të famshme të orëve. Të dy vendet së bashku përbëjnë mbi 65% të totalit të importeve.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












