Futboll
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut gati për debutim në Evropian
Sot, Maqedonia e Veriut do të debutojë në një Kampionat Evropian
Maqedonia e Veriut është gati për sfidën e parë në një Kampionat Evropian. Ballkanasit do të përballen me Austrinë sot nga ora 18:00, në kuadër të grupit C.
Takimi tjetër i grupit zhvillohet nga ora 21:00, mes Holandës dhe Ukrainës, kurse nga ora 15:00 ndeshen Anglia dhe Kroacia, shkruan albinfo.ch.
Rruga e maqedonasve nuk ishte aspak e lehtë. Ata siguruan Evropianin përmes Ligës së Kombeve, ku kishin mundur Kosovën dhe Gjeorgjinë.
Kapiten është Goran Pandev, derisa në radhët e saj ka gjashtë futbollistë shqiptarë: Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arjan Ademi, Enis Bardhi dhe Ferhan Hasani.
“Ndjehem shkëlqyeshëm që jam pjesë e këtij reprezentacioni që ka korrur sukses historik. Me padurim e pres fillimin e kampionatit. Shpresoj se në Bukuresht do të prezantohemi sa më mirë dhe do të arrijmë t’i gëzojmë tifozët tanë. Gjithmonë kam dhënë gjithçka nga vetja, në reprezentacionin e ri të Maqedonisë deri 21 vjeç dhe në reprezentacionin A. Duhet të sulmojmë dhe të mbrohemi. Kemi ekip të shkëlqyer, jemi të përgatitur për Euro 2020”, u shpreh Bejtullai.
“Unë mendoj që kemi 3 ndeshje shumë të vështira, nuk duhet të anashkalohet asnjëra. Maqedonia është këtu me shumë vullnet me shumë ambicie që të jap maksimumin në secilën lojë. Gjërat personale, a do të kem mundësi të jem startues, po ose jo apo në minutat në vazhdim, nuk më preokupojnë shumë sepse për atë gjë vendos trajneri, unë jam në së shumti i gëzuar që jam pjesë e këtij grupi e këtij suksesi. Shpresoj që ta kemi shëndetin dhe ta japim maksimumin në fushën e gjelbër”, theksoi Enis Bardhi.
Ndeshja do të zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














