Lajme
Shqiptarët në 43 vende të botës mund të udhëtojnë pa viza
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, janë 43 vende ku shqiptarët mund të lëvizin pa nevojën e një vize afatshkurtër. Mes këtyre shteteve janë edhe ato të Bashkimit Evropian, që kanë miratuar zonën Shengen.
Siç raporton Top Channel, ndër 43 vendet janë gjithashtu dhe vende mjaft të njohura si destinacion turistik, por edhe vende për t’u eksploruar. San Marino dhe Monako janë dy shtete të vogla.
Shtetet ku mund të udhëtohet pa vizë afatshkurtër janë: Bosnja, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Gjermania, Holanda, Hong-Kongu, Hungaria, Islanda, Italia, Izraeli, Koreja Jugore, Kroacia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Makao, Malajzia, Mali i Zi, Malta, Maqedonia, Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Çekia, Rumania, San Marino, Serbia, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Zvicra.
Ndërsa në Egjipt, Bjellorusi dhe Haiti viza afatshkurtër merret në kufi.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes Pas temperaturave historike në Evropën Perëndimore, vala e të nxehtit po godet tashmë Gjermaninë, Poloninë, Çekinë... -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca -
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003?












