Shqipëria
Shqiptarët pjesë e rrjetit të trafikantëve që nis nga Siria
Sirianët japin nga 2500 euro për të arritur në Shqipëri
“Ne u larguam nga Siria për shkak të luftës, udhëtuam drejt Turqisë dhe me ndihmën e trafikantëve mbërritëm në Greqi, e mandej në Shqipëri”.
Kjo frazë i takon rrëfimit të një migrant të paligjshëm mes 33 sirianëve të zbuluar në Tiranë. Prokuroria pohon për Top Channel se policia ndoqi një automjet tip furgon, mbasi konstatoi se në vendin e parë si pasagjere ishte ulur një grua e veshur me burka dhe me një fëmijë të vogël në prehër.
Mbasi dy shtetasit shqiptarë që kishin marrë përsipër transportin u ndaluan dhe pritet që të dalin në Gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë, prokuroria evidenton se 10 nga 33 emigrantë sirianë janë të mitur, raporton TCH, përcjell Albinfo.ch..
Gjatë marrjes në pyetje, emigrantët rrëfejnë se kanë kryer pagesat tek një persona nga Siria për të siguruar udhëtimin Greqi-Shqipëri-Kosovë-Serbi dhe për këtë shërbim pagesa varion nga 1300 euro në 2500 euro për person.
Në Dosje thuhet se trafikantët në Turqi dhe Greqi dyshohet se bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ku përfshihen edhe shtetas shqiptarë që garantojnë kalimin nga Korça drejt Tiranës, e më pas në Kukës, ku edhe kryhet dorëzimi i emigrantëve tek anëtarë të tjerë të rrjetit, në mënyrë që ata të vijojnë udhëtimin drejt BE.
Por, të pyetur nga prokurorët e çështjes, dy të arrestuat shqiptarë këmbëngulin se shërbyen rastësisht si shoferë dhe se për këtë u paguan 200 euro.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












