Shqipëria
Shqiptarët rreshtohen krah BE-së më shumë se sa SHBA-së
Në rastin e një konflikti mes SHBA-së dhe BE-së, që nuk ka lidhje me Shqipërinë, shumica e shqiptarëve do të rreshtoheshin në krah të BE-së.
Pak më shumë se gjysma e qytetarëve (56,9%) mendojnë se Shqipëria duhet të pozicionohet pro BE-së dhe rreth një e treta (32,6%) pro SHBA-së. Vetëm 6% mendojnë se në një konflikt të tillë Shqipëria duhet të jetë neutral.
Rezultatet janë të një vrojtimi të Euronews Albania, mbi pritshmërinë e qytetarëve për anëtarësimin në BE.
Deri në moshën afërsisht 55 vjeç, dy herë më shumë shqiptarë duan rreshtimin në krah të BE-së. Në moshat më të mëdha kjo diferencë ngushtohet dhe në moshën mbi 65 vjeç diferenca zvogëlohet ndjeshëm, duke treguar relativisht më shumë anësi nga SHBA-të në krahasim me moshat e tjera.
Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe “Data Centrum” në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












