Lajme
Shqiptarët shpenzuan miliona euro për pushime, rekord historik
Në gjysmën e këtij viti shqiptarët kanë shpenzuar afërsisht 700 milionë euro për udhëtime jashtë vendit, duke thyer një rekord të ri historik për sezonin e pranverës dhe fillimit të verës.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore, paratë që janë shpenzuar jashtë vendit, duke pasur si qëllim udhëtimin dhe turizmin, nga janari deri në fund të qershorit arritën vlerën e 697 milionë eurove.
Vetëm për sezonin e fillimit të verës transferet jashtë vendit për këtë qëllim arritën 425 milionë euro, duke thyer një tjetër rekord historik, ndërsa krahasuar me një dekadë më parë, vlera rezulton të jetë rritur me 40%.
Tendenca për të pushuar më shumë jashtë Shqipërisë, por dhe për të rritur cilësinë e turizmit është shtuar gjatë viteve të fundit. Vetëm në 2018-n, shtetasit shqiptarë lanë në vendet e tjera 1 miliard e 382 milionë euro.
Sipas të dhënave zyrtare, vitin e shkuar hyrjet dhe daljet e tyre në kufi regjistruan shifrën e 8 milionë e 300 mijë lëvizjeve, ndërsa udhëtimet përmes ajrit u rritën me 10%, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe