Kosova
Shqiptarëve u publikohen të dhënat personale
Hakerët iranianë kanë publikuar një listë me të dhënat e patentave të shtetasve shqiptarë. Publikimin ata e kanë bërë këtë të hënë në rrjetin social Telegram.
Në listë shfaqen, ndër të tjera, emrat, mbiemrat, vitet e lindjes, adresat si dhe targat e automjeteve të shqiptarëve.
Në përshkrimin e tyre në Telegram hakerët shkruajnë se në formë pyetje, duke thënë se a është më e rëndësishme siguria e shqiptarëve sesa ajo e terroristëve, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Më herët, hakerët iranianë publikuan të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Po ashtu faqja Homland justice publikoi dhe të dhënat të nëndrejtorit të ri të SHISH, Oljan Kanushi.
Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.
Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












