Futboll

Shqiptari 7-vjeçar, me mbi 100 gola në Finlandë

Leon Bucolii është shpallur lojtari më i mirë i turneut në Finlandë, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të shpallet kampione

Siç duket, futbollistët shqiptarë nuk kanë të ndalur në të arriturat dhe sukseset e tyre jashtë vendit.

Bëhet fjalë për 7-vjeçari Leon Bucolli, djaloshi që e ka filluar mjaft mirë karrierën në ligat e grupmoshave të reja në Finlandë. Në të ardhmen Bucolli pritet të jetë një futbollist i suksesshëm.

Ai ka lindur në vitin 2012 dhe është pjesë e skuadrës Futura Juniorit në Porvoo të Finlandës, skuadër me të cilën Bucolli po e kalon një sezon fantastik në aspektin personal dhe ekipor.

Në Ligën Opel, të cilën garon skuadra e tij, gjatë këtij sezoni ka shënuar plot 78 gola.

Po ashtu talenti i tij ra në sy edhe në turneun Hesa Cup, turne ky i mbajtur në fillim të muajit korrik.

Ai ka shënuar 36 gola në këtë turne, dhe është shpallur lojtari më i mirë i turneut, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të shpallet kampione e këtij turneu, përcjell albinfo.ch.

Publiée par Xeni Bucolli sur Mardi 17 septembre 2019