Bota

Gjendet i pajetë në burgun grek një shqiptar

Në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja dhune

Një 36-vjeçar u gjet i vdekur në një burg të Greqisë.

Raportohet se shtetasi shqiptar është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Agias në Hania, sipas mediave greke.

Në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja dhune. Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është transportuar drejt Spitalit të Hanias për ekspertizë mjeko-ligjore.