Uncategorized
Shqiptari që po jeton ëndrrën amerikane
Ai ishte larguar nga Shqipëria me not e se u mbajt për disa muaj në një kamp refugjatësh para se një organizatë bamirëse të paguante për fluturimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara, dhe lirisë
Leo Keka po tërheq vëmendjen e mediave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat shohin tek ai mishërimin e ëndrrës amerikane. Në moshën 49-vjeçari ai drejton dy restorante popullore në Quincy të cilave u ka vënë emrat, Alba dhe Zef.
Fëmijët e tij ndjekin shkolla katolike dhe pavarësisht se është rritur në një qytet të vogël në Shqipëri, Keko është tani një shtetas krenar amerikan, shkruan “TCH”.
Mediat vendase kujtojnë se si ishte larguar nga Shqipëria me not e se u mbajt për disa muaj në një kamp refugjatësh para se një organizatë bamirëse të paguante për fluturimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara, dhe lirisë, përcjell albinfo.ch.
Ai tregon se kur ishte fëmijë, ai dhe vëllezërit ndonjëherë nuk kishte çfarë të hanin. Keka mbërriti në Shtetet e Bashkuara kur ishte 20 vjeç.
Nuk dinte asnjë fjalë anglisht, por siç rrëfen, iu dha një mundësi dhe ishte i vendosur ta shfrytëzonte më së miri atë. Fillimisht punoi si pjatalarës e më pas kamarier në një restorant në Boston.
Në 2001-shin hapi restorantin e tij të parë Alba, shkurtim i Albania, i shndërruar tani në një prej më të famshmeve në zonë.
Më vonë, çeli pranë tij edhe një restorant tjetër të cilit i vuri emrin e të atit, Zef.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












