Integrimi
Shqiptari shpallet i pafajshëm: Nuk ka dëshmi të abuzimit me pensionin invalidor
Ai ishte akuzuar se ishte parë duke punuar edhe në ngarkimin dhe transportimin e kafshëve në një treg në Maqedoni. Por gjykata thotë se nuk ka të dhëna të qarta që i akuzuari të ketë bërë prezantim të rrejshëm të gjendjes së tij shëndetësore
Një shqiptar i moshës 60 vjeçare, pensionist në bazë invaliditeti, është shpallur i pafajshëm nga akuza për mashtrim të shtetit dhe përfitim të padrejtë të pensionit. Ketë vendim e ka marrë Gjykata e Krimeve në Lucern, e cila ka deklaruar se nuk janë gjetur dëshmi të qarta për abuzime të personit në fjalë. Për këtë arsye ajo ka vendosur sipas parimit të njohur «në rast mëdyshjeje, vendos ne favor të të akuzuarit».
Ndërsa prokurria kishte kërkuar shpalljen fajtor të personit në fjalë dhe dënimin e tij me 24 muaj, prej të cilave gjysma burg efektiv. Padia ishte ngritur me kërkesën e zyrës së Pensioneve të Invaliditetit në Lucern dhe të një firme private sigurimesh.
Personi në fjalë (të cilin mediet zvicerane e përshkruajnë herë si shtetas të Shqipërisë, herë të Kosovës e herë të Maqedonise!) kishte ardhur në Zvicër nga Shqipëria, në vitin 1991. Ndërsa qysh në vitin 1992 ai ishte paraqitur si i paaftë për punë në ndërtim, shkruan luzernerzeitung.ch. Ankohej se, si pasojë e keqtrajtimeve nga shteti serb, vuante nga depresioni, dhembjet e kokës dhe çrregullimet e gjumit.
Por në vitin 2009 policia e Lucernit kishte marrë infrmacione sipas të cilave i permenduri po jetonte «i shëndoshë si molla» në Maqedoni, transmeton albinfo.ch. Për të dëshmuar këtë, një firmë sigurimi në vitin 2010 kishte filluar përgjimin e tij.
Kështu, ai ishte parë në raste të ndryshme duke ngarë makina, duke shkuar në xhami etj. Ndërsa në Maqedoni madje është parë në një treg të kafshëve ku ai i ngarkonte kafshët në një kamion dhe e ngiste kamionin. Krahas të gjithave, sipas padisë ai posedonte edhe dy restorante.
Kontrolli i fundit mjekësor që i ishte bërë në vitin 2011 nga një ekspert i jashtëm kishte konstatuar se shqiptari, nga aspekti psikiatrik ishte i aftë për punë të lehta deri në gjysmë të rënda, në shkallën prej 80 për qind.
Prokuroria e ngarkon të paditurin se gjatë periudhës që ishte mbkëqyrur (përgjuar) nga viti 2010 deri ne vitin 2012 ai kishte marrë nga shteti ndihma të pamerituara në lartësi prej 89 mijë frangash. Për këtë, ajo kërkonte dënim të tij me dy vjet, gjysma burg efektiv.
Por gjykata nuk e ka ndarë qëndrimin me prokurorinë. Ajo ka ardhur në përfundim se aktet e paraqitura nuk ofrojnë të dhëna të qarta se i akuzuari ka bërë prezantim të rrejshëm të gjendjes së tij shëndetësore, përcjell albinfo.ch. Përkundër disa pasaktësive, deklaratat e pensionistit janë në përgjithësi të qarta dhe përputhen. Ankesat e tij shëndetësore janë dëshmuar shumëfish. Pastaj, veprimet e tij të përshkruara nga ata që e kanë mbikëqyrur nuk janë aq në shpërputhje me ato që vetë i akuzuari i ka deklaruar para sigurimit. Veç të gjithave, Gjykata tërheq vërejtjen se edhe invalidi nuk është e thënë që patjetër të mos bëjë asgjë. Për këtë arsye ajo ka hequr nga rendi i ditës dyshimin për mashtrim dhe ka vendosur «In dubio pro res» (Në rast mëdshjeje, në favor të të akuzuarit).
Vendimi gjyqësor që ëshë shpallur të martën nuk është ende i plotfusqishëm pasi që ndaj tij janë paralajmëruar ankesa.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














