Integrimi

Shqiptari shpëton tjetrin nga sulmi me thikë dhe lëndohet vetë

Refugjati i ri 20 vjeçar ka pësuar lëndime të lehta duke ia marrë sulmuesit thikën nga dora

Një refugjat shqiptar njëzet vjeç ka treguar kurajo të madhe derisa ka ndërhyrë në një konflikt në mes të një somalezi dhe një sisriani që kishte shpërthyer në një qendër azili në Lehnitz, Gjermani. Ai ka parandaluar somalezin që ishte drejtuar me thikë kuzhine drejt sirianit, shkruan mazonline.de. Me këtë rast shqiptari i ri ka pësuar lëndime të lehta duke ia marrë sulmuesit thikën nga dora, transmeton albinfo.ch.

Somalezi i dhunshëm është arrestuar ndërkohë nga policia dhe me këtë rast është konstatuar seishte person tashmë i njohur për policinë.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21.30.

Somalezi kishte qenë nën ndikimin e fortë të alkoolit. 2.19 promil alkool është matur në gjakun e tij. Pas këndelljes nga alkooli ai është liruar nga arresti.