E-Diaspora
Shqiptari sulmon me thikë personin e panjohur, viktima në rrezik jete
Pas ikjes nga vendi i krimit, vetëm rreth 500 metra më larg, në filialin e marketit tjetër (Manor) sulmuesi i njëjtë kishte kërcënuar me thikë klientët
Të mërkurën, rreth orës 18 të mbrëmjes në Biel/Bienne (Kantioni i Bernës) një shqiptar i moshës 53-vjeçare ka plagosur rëndë me thikë një person tjetër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrjen e një marketi të Migros-it, shkruan 20minuten.ch.
Sipas një dëshmitari, dorasi e kishte sulmuar viktimën nga mbrapa, duke e goditur disa herë me thikë në pjesën e qafës, përcjell albinfo.ch. Viktima ndodhet në rrezik për jetën. Atë e kanë transportuar në spital me një helikopter dhe tani mjekët po luftojnë për t`i shpëtuar jetën.
Pas ikjes nga vendi i krimit, vetëm rreth 500 metra më larg, në filialin e marketit tjetër (Manor) sulmuesi i njëjtë kishte kërcënuar me thikë klientët. Vetëm ndërhyrja e fuqishme e një roje nga personeli i sigurimit ka parandaluar më të keqen. Roja e ka mbërthyer atë dhe e ka neutralizuar, duke e mbajtur derisa ka ardhur policia.
Disa video që po qarkullojnë në Instagram dhe Snapchat tregojnë sjelljen e dorasit gjatë arrestimit.
Shqiptari 53-vjeçar tashmë ndodhet në arrest dhe është marrë në pyetje, transmeton albinfo.ch. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe një numër dëshmitarësh. Sipas gjendjes së tashme të hetimeve, sulmnuesi dhe viktima nuk janë njohur mes vete dhe duket se bëhet fjalë për viktimë të rastit. Ndërkaq, hetimet më të detajuara pritet të hedhin më shumë dritë në prapavijën e sulmit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira
















