Lajme
Shqiptarja Aida Birinxhiku – Deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
Në Kongresin e 42-të të kësaj partie, Aida drejtoi punimet me dinjitet dhe përkushtim, duke menaxhuar mbi 4000 mocione dhe 10 000 propozime
Shqiptarja Aida Birinxhiku, deputetja, tashmë po dallohet si një prej zërave më të rëndësishëm të brezit të ri brenda Partisë Socialdemokrate në Suedi, përcjell albinfo.ch.
Në Kongresin e 42-të të kësaj partie, Aida drejtoi punimet me dinjitet dhe përkushtim, duke menaxhuar mbi 4000 mocione dhe 10 000 propozime.
Aida, me rrënjë nga Kosova, është bërë deputetja më e re në Parlamentin suedez, duke përfaqësuar qarkun Halland për Partinë Socialdemokrate. E lindur në Suedi në vitin 1999 nga prindër që emigruan në vitin 1998, Aida ka ndjekur studimet në Universitetin e Lundit dhe ka një diplomë në drejtësi.
Përfshirja e saj në politikë filloi në vitin 2014 përmes organizatës rinore socialdemokrate në Halland, ku më vonë u bë edhe kryetare. Në vitin 2018, ajo u zgjodh në këshillin bashkiak të Falkenbergut.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2022, Aida u zgjodh deputete, duke u bërë shqiptarja e parë në Parlamentin suedez dhe më e reja në moshë në atë legjislaturë. Ajo është anëtare e Komisionit për Industrinë dhe Tregtinë dhe e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma Në kinemanë historike Kino Babylon shfaqen filma që pasqyrojnë zhvillimin e kinematografisë shqiptare ndër dekada.... -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar











