Lajme
Shqiptarja Gala Aliaj, çmimin e parë “The Voice Kids” në Belgjikë (VIDEO)
Gala Aliaj triumfon në “The Voice Kids” në Belgjikë
Është bërë e ditur se këngëtarja shqiptare, Gala Aliaj, ka fituar edicionin e vitit 2020 të garës prestigjioze “The Voice Kids” në Belgjikë, shkruan albinfo.ch.
Të premten mbrëma Gala arriti triumfin në finalen e madhe, duke interpretuar këngët “Goodbye Yellow Brick Road” nga Elton John dhe “Make You Feel My Love” nga Adele.
Shqiptarja Gala Aliaj, me zërin e saj doli mahnitëse dhe u bë temë diskutimi në tërë Belgjikën dhe Gjermaninë për ngjyrat e zërit të saj dhe mjeshtrinë e këndimit, shkruan tutje albinfo.ch.
Vajza e vogël, Gala, ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids”, duke shkëlqyer në fazën e audicioneve, duke kaluar me sukses një pas një të gjitha fazat,
“The Voice Kids” në Belgjikë edicionin e parë e kishte pasur në vitin 2014. Aliaj fitoi edicionin e pestë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














