Të tjera
Shqiptarja sulmohet me thikë në Angli pasi la fëmijët në shkollë
Një grua shqiptare u godit me thikë jashtë një shkolle fillore në Angli, menjëherë pasi la fëmijët e saj në institucionin arsimor.
Sipas mediave të huaja, gruaja shqiptare që mendohet se jetonte aty pranë, u godit me thikë në mënyrë të përsëritur, ndërsa në vendin e ngjarjes u krijua një pellg gjaku.
Ajo u dëgjua duke bërtitur: ‘Më ndihmo, më ndihmo… po humbas gjak’.
Policia e Bedfordshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital me lëndime të rënda pas sulmit pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton, pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.
Një burrë u arrestua pak më pas lidhur me ngjarjen e rëndë.
Banorët e zonës thanë se viktima kishte pasur probleme me një burrë, ndoshta ish-bashkëshorti, i cili ishte paraqitur në adresën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.
Një burrë tha sot: ‘Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi nga fyti dhe më pas i mbylli gojën me dorë për ta ndaluar të bërtiturat.
Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj, duke e bërë atë të rrëzohej në rrugë.
Një nënë tjetër tha: “E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste ‘më ndihmo, më ndihmo’”.
“Ajo gjithashtu bërtiste ‘Po më humb gjaku’”, shtoi ajo.
“Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe me sa duket, është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale.
“Ajo u sulmua menjëherë pasi i kishte lënë fëmijët në shkollë”.
Policia ka thënë se fëmijët ishin të sigurt në shkollë.
Oficerët e Policisë po hetojnë për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.
Një zëdhënës i policisë tha: ‘Policia e Bedfordshire po heton therjen me thikë të një gruaje pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm’.
“Viktima është dërguar në spital me lëndime të rënda. Një person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia”, thuhej në njoftim.
“Të gjithë fëmijët janë të sigurt brenda shkollës dhe nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun. Policia do të mbajë një prani të fortë në zonë për siguri”, përfundonte njoftimi./euronews
E-Diaspora
-
Kurti takoi mërgatën edhe në qytetin e Këlnit Pas takimeve të ditës së shtunës me diasporën në Mynih dhe Shtutgart, të dielën kryeministri i...
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Zvicër
-
Eksport rekord i energjisë elektrike zvicerane jashtë vendit Orët, çokollata dhe djathi janë ndër eksportet kryesore të Zvicrës. Energjia elektrike tani është gjithashtu një...
-
Rreth gjysma e kantoneve zvicerane presin një deficit buxhetor për vitin 2025
-
Policët në Gjenevë thonë se janë të rraskapitur
-
Avion i ri privat qeveritar do të jetë gati në vitin 2025
-
Sondazhi tregon se shumica favorizojnë zgjerimin e autostradeve zvicerane