Integrimi
Shqiptaro-zvicerani Etrit Hasler, zgjidhet deputet i Kantonit St. Gallen
Etriti bëhet shqiptari i tretë me postin e deputetit në nivel kantioni në Zvicër (pas Zari Xhaferit dhe Ylfete Fanajt)
Politikani zvicerano-shqiptar Etrit Hasler ia ka dalë të fitojë vendin e deputetit në Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit. Ai ka qenë kandidat i Partisë Socialdemokrate, Juso-s dhe sindikatave.
Hasler, 34 vjeçar, i biri i një mjeku shqiptar nga Kosova dhe i një gazetareje zvicerane është prej kohësh aktiv në politikën zvicerane. Disa vite ka qenë këshilltar në Parlamentin e qytetit të St. Gallenit. Fitimi i endit nüë Parlamentin e Kantoinit është edhe një avancim në karrierën e tij politike.
Njëherësh ai bëhet shqiptari i tretë me postin e deputetit në nivel kantoni në Zvicër (pas Zari Xhaferit dhe Ylfete Fanajt).
Për Etritin kaë votuar 5615 veta, që, shikuar në krahasim me të zgjedhurit tjerë është mbi mesataren në listën e SP-PS-së.
Etrit Hasler përveç si politikan i ri e me perspektivë, në opinionin zviceran njihet si poet që kultivon gjininë “slam poetry” me të cilën bën pjesë në mesin e më të mirëve në Zvicër. Ai është po ashtu gazetar mjaft cilësor, autor i shkrimeve të angazhuara dhe të mprehta që i boton në gazeta të ndryshme zvicerane.
Një grup mbështetësish të Etritit, i përbërë edhe nga shqiptarë, ka zhvilluar fushatë të suksesshme për zgjedhjen e tij. Punës së tij i ka bërë jehonë edhe portali ynë, albinfo.ch.
Karakteristikë për zgjedhjet e sotme për parlamentin kantonal të St. Gallenmit ka qenë “rrëshqitja në të majtë”, gjegjësisht shtimi i numrit të përfaqësuesve të SP-së për 4, gjegjësisht të të gjelbërve për 1 deputet. Nga ana tjetër SVP-UDC ka shënuar edhe një humbje të radhës. Plot 6 deputetë më pak të kësaj partie kanë zënë vend në parlament.
SVP ka pasur 41 deputetë dhe kja mbetur me 35, ndërsa SP ka pasur 16 tash i ka 20 dhe të Gjelbrit kanë pasur 4 tash kanë 5. Rritje të madhe ka realizuar GLP (të Gjelbrit Liberalë) nga 1 në 5 deputetë. Ndërsa rënie ka pësuar CVP-PDC nga 33 në 29.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit











