Lajme

Shtatë të vdekur nga sulmi në Sydney, përfshirë sulmuesin

Ka shkuar në gjashtë numri i të vrarëve nga sulmi në Sydney mesditën e të shtunës, përcjell albinfo.ch.

Një foshnje po ashtu besohet se është në mesin e atyre që janë therur.

Komisari i Policisë në Sydney, Anthony Cooke, ka konfirmuar se sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia.

Ai ka thënë se ai kishte vepruar i vetëm dhe se nuk ka më rrezik.

Cooke ka shtuar se dhjetëra persona janë dërguar në spital.