Lajme

Shtegu më i rrezikshëm i ecjes në Zvicër

Zbulohet shtegu me sigurinë më të ulët në Zvicër

Ngjitja në shtigjet Alpine është një përvojë e këndshme në shumicën e rasteve, shkruan albinfo.ch.

Por siguria nuk është e njëjtë në të gjitha malet zvicerane: sipas Swiss Alpine Club (SAC), Grosse Mythen në kantonin Schwyz është “rruga më vdekjeprurëse në gjithë Zvicrën”, pasi ka marrë një tjetër alpinist gjatë fundjavës.

Megjithëse në një lartësi prej 1,900 metrash, Grosse Mythen nuk është mali më i lartë në Alpet Zvicerane, SAC tha se disa pika të ekspozuara përgjatë shtegut dhe gurët e lirshëm që mbulojnë shpatin mund të shkaktojnë rënie serioze.

Ndërsa shumë alpinistë pësuan rrëzime dhe lëndime në shteg, mesatarisht vetëm një person vdes në mal çdo vit. Edhe pse nuk duket si një numër i lartë i viktimave, duke pasur parasysh se dhjetëra mijëra njerëz ngjiten në këtë mal çdo vit, duke folur statistikisht, shtegu i ecjes në Grosse Mythen është më i rrezikshmi në Zvicër, sipas SAC.