Lajme
Shtëpia e Bardhë shpreson për arritjen e armëpushimit në Gazë
Yahya Sinwar, udhëheqësi i vrarë i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ishte një pengesë për arritjen e një armëpushimi në luftën në Gazë.
Vrasja e tij nga ushtria izraelite paraqet një “pikë kthese” që mund të përshpejtojë procesin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës, tha zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Sinwar, i cilësuar si arkitekti i sulmit të 7 tetorit 2023 që e nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, u vra në jug të Gazës nga një sulm izraelit më 17 tetor. Vrasja e tij paraqet një sukses të madh për Izraelin, teksa lufta në Gazë po vazhdon.
“Ne besojmë se gjetja e një zgjidhjeje për përfundimin e luftës është kritike dhe ne po ashtu besojmë se vdekja e Sinwarit mund të ofrojë një pikë kthese për të arritur te kjo zgjidhje”, tha Kirby, transmeton albinfo.ch.
Pavarësisht optimizmit të Shteteve të Bashkuara, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më 18 tetor premtoi se Izraeli do të vazhdojë luftën në Gazë dhe Liban, duke sugjeruar se vrasja e Sinwarit nuk do të ketë shumë ndikim në përfundimin e luftës, të paktën jo në një periudhë të afërt kohore.
Për muaj të tërë SHBA-ja, mbështetja kryesore e Izraelit, ka punuar për arritjen e një armëpushimi në Gazë, por këto përpjekje deri më tani kanë dështuar.
Kirby tha se aktualisht nuk po zhvillohen bisedime për një armëpushim në Gazë dhe tha se nuk mund të ofrojë ndonjë datë se kur do të rinisin bisedimet.
Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.
Paralelisht me luftën në Gazë, Izraeli po lufton në Liban edhe me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja ka në listën e zezë krahun politik. Partia Hezbollah ka ulëse në Parlamentin libanez./ REL
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion Për Fadil Halitin, ndihma erdhi tepër vonë: Ai vdiq në vendin e aksidentit. Autostrada autostrada u... -
Qendra e Botimeve për Diasporën, bazë për ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe -
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri -
Lituani
Kosova shkëlqen në EMO 2026: Ajan Hajrullahu fiton medaljen e bronztë në Lituani -
Nesër i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit shqiptar, që vdiq pas një aksidenti në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
A mund ta bëjë Zvicra më të sigurt blerjen në platformat e huaja? Zvicra po përballet me sfida në rritje për të mbrojtur konsumatorët që blejnë nga platformat e... -
Tymi pasiv: Gjeneva nis një fushatë ndërgjegjësimi në tarracat e saj -
Zvicra përballet me rrezik thatësire këtë verë -
Italia kërkon kompensim nga Zvicra për tragjedinë e zjarrit në Crans-Montana -
BE dëshiron të vazhdojë djegien e mbeturinave të saj në Zvicër












