Lajme
‘Shtëpia e barit’, 20-vjeçari shqiptar arrestohet në Angli
Një gabim me grilat e dritareve ka zbuluar 20-vjeçarin shqiptar që kujdesej për ‘shtëpinë e barit’, përcjell albinfo.ch.
Policia britanike e ka zbuluar rastin pas sinjalizimit që patën nga një koleg i tyre, i cili kishte vënë re se grilat e dritareve të mbyllura të pronës në fjalë “lëviznin në mënyrë konstante”.
Menjëherë oficerët dyshuan se grilat po lëvizin për shkak të ventilimit të fuqishëm brenda shtëpisë dhe dyshuan se aty prodhohej kanabis.
Për këtë arsye ata shkuan për kontroll në pronën në fjalë që ndodhej në Ashton Avenue, në Harehills.
Ata u detyruan që ta hapnin derën me forcë për shkak se ishte e përforcuar dhe kur arritën të futeshin brenda, gjetën plot 5 dhoma të mbushura me bimë kanabisi, vlera e së cilave shkonte në 92 mijë paundë. E teksa e rrethuan zonën, në shtëpi mbërriti shqiptari R. Tafa, i cili u vu në pranga.
Shenjat e tij të gishtave u gjetën në ventilatorët që përdoreshin për të rritur bimët. 20-vjeçari, i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm penale, pranoi se kujdesej për kultivimin e drogës.
Avokati i tij mbrojtës tha se i riu ishte larguar nga Shqipëria rreth 1 vit më parë, kishte jetuar në Francë për një farë kohe, e më pas kishte mbërritur në mënyrë të jashtëligjshme me anije në Britani. Gjykata e dënoi 20-vjeçarin më 26 muaj burgim.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












