E-Diaspora

Shtetasi nga Maqedonia shkak për ndryshim eventual të Kushtetutës Zvicerane! 

Një shtetas 24-vjeçar maqedonas nuk ishte dëbuar nga Zvicra, falë të drejtës ndërkombëtare. Gjashtë vite më vonë, çështja përfundon në nismën e Partisë zviceranë SVP, për vetvendosje.

Çfarë ka më shumë peshë – Kushtetuta e Zvicrës apo e drejta ndërkombëtare? Debati për këtë çështje duke u kthyer në një fazë të nxehtë: Më 25 nëntor, votuesit zviceranë duhet të vendosin. Me iniciativën për vetvendosje, SVP dëshiron ta vendos Kushtetutën zvicerane mbi çdo gjë tjetër. Mirëpo, ajo është e vetmuar në këtë nismë, pasi Këshilli Federal, parlamenti dhe shoqata të ndryshme janë kundër saj, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Por, si ndodhi e gjithë kjo zënkë? Shkaku i grindjes ishte një vendim i Gjykatës Federale i vitit 2012. Ajo e anuloi vendimin e dëbimit të një shtetasi 24-vjeçar maqedonas me dosje kriminele.

Që nga viti 1994, shtetasi nga Maqedonia ka jetuar në Thurgau, atje është shkolluar dhe ka kryer shkollën zejtare për murator, përcjell më tej Albinfo.ch. Në vitin 2010, ai u dënua me me 18 muaj burg me kusht për një vepër të kualifikuar kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Për shkak se ai kishte “marrë pjesë në tregtinë e organizuar të drogës pa asnjë nevojë dhe në veçanti në zbatimin e planifikuar të rreth një kilogrami heroine”, kishte shkruar Gjykata Administrative e Kantonit Thurgau, duke i anuluar lejeqëndrimin.

Mirëpo, shtetasi nga Maqedonia u ankua pranë Gjykatën Federale dhe fitoi. Dëbimin e tij, ajo e argumentoi me shkeljen e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (EMRK) të ratifikuar nga Zvicra, informon Albinfo.ch.

Edhe më shumë: Rastin e shtetasit nga Maqedonia Gjykata Federale e vlerësoi si rast të paprecedentë dhe deklaroi se EMRK-ja ka kritikuar jo vetëm ligjet federale, por edhe Kushtetutën Federale. Me fjalë të tjera: Po që se një iniciativë popullore shkel ligjin ndërkombëtar, duhet të përmbahet kjo e fundit, e jo referendumi – si edhe “po”-ja për iniciativën e dëbimit.

Në momentin që Hans-Ueli Vogt (48), profesor i së drejtës dhe anëtar i SVP-së, e lexoi arsyetimin e Gjykatës Federale, ai shpejtoi të merrte në duar tastierën, shkruan më tej Albinfo.ch. “Moszbatimi i dëbimit me referencë të EMRK-së është në rregull dhe duhet të vlejë edhe në Zvicër”, e përkujton atë çast aktualisht këshilltari nacional i Cyrihut. “Por, në vend të kësaj, Gjykata Federale bëri deklarata të panevojshme të përgjithshme rreth iniciativës së dëbimit dhe vendosi që iniciativa mund të zbatohej vetëm për aq sa nuk ishte në kundërshtim me ligjin e nivelit më të lartë. Ligji ndërkombëtar u vendos mbi kushtetutën tonë”.

Në sytë e tij, gjyqtarët gjithashtu paralajmëruan një epokë të re: Deri më tani, ata kishin dhënë përparësi ndaj dispozitave më të reja kushtetuese mbi traktatet më të vjetra shtetërore.

Me këtë, lindi ideja për një iniciativë të vetëvendosjes. Dhe me këtë bagazh, Vogt shkoi në Herrliberg ZH. Prej atëherë, ai u sigurua nga mbështetja e Christoph Blocherit (78). “E dija që Christoph Blocher e kishte njohur tashmë problemin, shkruan më tej Albinfo.ch. Përndryshe nuk do t’i kisha shkruar atij”, pohon Vogt.

Ai mori dritën e gjelbër dhe përpunoi tekstin e iniciativës që do të votohet më 25 nëntor. Vogt nuk mund ta kuptojë se SVP-ja tani është duke luftuar e vetme kundër të gjithëve. Në sytë e tij, iniciativa nuk ka të bëjë me të majtën apo të djathtën. “Edhe të majtët, të cilët dëshirojnë të thonë një fjalë, e humbasin fjalën e tyre, sepse e drejta ndërkombëtare është mbi tonat”, ka përfunduar Vogt.