Kosova
Shtetasi rus shpallet ‘Non Grata’ në Kosovë
Shtetasi rus i UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchenkov, është shpallur persona ‘Non Grata’ nga autoritetet e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka bërë këtë gjë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka kërkuar që menjëherë të respektohet ky vendim që është marrë nga Kosova.
“Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.
Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019.
I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
“Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar tutje Haradinaj.
Krasnoshchenkov është arrestuar ditën kur Policia e Kosovës realizoi aksion në pjesën veriore të vendit. Ai u arrestua pasi bllokoi rrugën duke penguar policinë të kryenin punën e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













