Shqipëria
Berisha i përgjigjet Blinkenit pasi u fut në listën e zezë të SHBA-së
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pasi u bë e ditur se ai dhe familjarët e tij janë futur në listën e zezë të SHBA-së, që i ndalon ata të udhëtojnë drejt këtij vendi.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë 30 vjetëve aktivitet nuk ka asnjë akuzë ndaj tij, e as ndonjë dyshim për keqpërdorim të fondeve.
“Gjatë 30 vjetëve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni. Shtoj gjithashtu se gjatë të gjitha viteve të mia në pushtet, por dhe deri më sot, familjarët e mi nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kanë zbatuar me rigorozitet të plotë ligjet e vendit. Ata deri më sot nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër. Duke shprehur keqardhje për vendimin dhe duke e konsideruar atë pa asnjë bazë konkrete, ju ftoj të bëni publike çdo fakt e dokument që administrata juaj, apo kushdo në botë, mund të disponojë për të argumentuar pretendimin tuaj për mua dhe familjarët e mi”, ka shkruar Berisha, ish-kryetar i Partisë Demokratike, tash deputet i kësaj partie.
Ai foli edhe për kundërshtimin nga ana e tij të projektit për ndryshimin e kufijve të Kosovës, sipas tij, i përgatitur në Beograd.
“Së fundi, duke mos pretenduar kurrë se unë jam i pagabueshëm, duhet t’ju garantoj se unë ndjehem krenar me të gjitha qëndrimet e mia dhe ju siguroj se ato kanë qenë dhe do te jenë të motivuara vetëm nga interesi publik dhe kombëtar i kombit shqiptar dhe e vërteta, të cilat unë i kam mbrojtur njëlloj si sot edhe në kohën kur të rinjtë shqiptarë ekzekutoheshin në kufi për realizimin e ëndrrës se tyre amerikane”, shtoi ai.
Sot gjatë ditës, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken, përmes një postimi në Twitter bëri të ditur se Berishës dhe familjarëve të tij u është ndaluar hyrja në SHBA.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











