Koronavirusi: çast pas çasti
Shtetet evropiane që duan hapjen e kufijve
Kthimi i lirisë së lëvizjes midis vendeve duhet të arrihet gradualisht dhe të gjenden mënyra për t’u lejuar udhëtimet
Ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Qipros, Spanjës, Kroacisë, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Maltës, Portugalisë dhe Sllovenisë në takimin e tyre përmes një video-konference kanë dakorduar kornizë të përbashkët me katër pika me qëllim që të kthehet liria e lëvizjes dhe udhëtimit të sigurt në Bashkimin Evropian, njofton MIA.
Në deklaratën e përbashkët theksohet se Evropa duhet ta sigurojë lirinë e udhëtimit të sigurt në Unionin, i përshëndesin direktivat e KE-së të publikuara javën e kaluar, duke shtuar se ato ishin “një bazë e rëndësishme për diskutim midis partnerëve evropianë në mënyrë që të bien dakord mbi kriteret dhe afatet kohore për hapat e ardhshëm” dhe i shpjeguan parimet e dakorduara, përcjell albinfo.ch.
Ministrat e Punëve të Jashtme të dhjetë vendeve thonë se qasja në faza, të koordinuara dhe të dakorduara midis vendeve anëtare, është mënyra më e mirë për ta normalizuar gradualisht udhëtimin ndërkufitar, shpjeguan se kthimi i lirisë së lëvizjes midis vendeve duhet të arrihet gradualisht dhe theksuan se duhet të gjenden mënyra për t’u lejuar udhëtimet, ndërsa në të njëjtën kohë të shmanget rreziku i përhapjes së virusit.
“Do të jetë thelbësore të sigurohet që qytetarët tanë, jo vetëm që do të mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë, por gjithashtu të mund të kthehen në shtëpi të sigurt. Prandaj, ne duhet të koordinojmë ngushtë me kushtet për shfuqizimin e rregullave të kufizimeve dhe karantinës dhe në lidhje me rinovimin e shërbimeve të transportit. Në këtë kontekst, do të jetë gjithashtu e rëndësishme të punojmë së bashku për një kuptim të përbashkët të standardeve dhe procedurave shëndetësore”, shkruan ministrat në një deklaratë të përbashkët e publikuar nga MPJ-ja greke.
Shefat e diplomatëve u bëjnë thirrje bizneseve dhe individëve që punojnë në turizëm në javët e ardhshme t’i marrin masat e duhura për mbrojtje të udhëtarëve pasi të rikthehet liria e lëvizjes dhe udhëtimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Janë gjetur grimca metali në këto çokollata: COOP i tërheq nga tregu Nga tregu do të tërhiqen si çokollatat e shitura individualisht ashtu edhe ato në pako me... -
Gjashtë persona të përfshirë në një përleshje në Bernë, dy të lënduar -
Kundërshtarët e vaksinimit demonstruan në St. Gallen bashkë me ekstremistët e djathtë -
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër












