Kosova
Shteti i 51-të i SHBA-së: Lidhja e fortë e Kosovës me Amerikën
“The Guardian” përmes një reportazhi ka treguar lidhjen e fuqishme të popullit të Kosovës me shtetin amerikan
Kosova vazhdon të ketë lidhje emocionale, politike dhe ekonomike me shtetin që 20 vjet më parë udhëhoqi intervenimin perëndimor në për të shpëtuar Kosovën.
Disa hulumtime kanë nxjerrë Kosovën si vendin më përkrahës të SHBA-së në botë. Tani “The Guardian” përmes një reportazhi ka treguar lidhjen e fuqishme të popullit të Kosovës me shtetin amerikan.
“Në vitet e 90’-a presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, mbyllte çdo konferencë për media çdo të premte me fjalët ‘Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë ndërkombëtarë’. Kjo frazë mbeti me publikun dhe vetëm forcohej kur Bill Clinton urdhëroi Naton që të bombardonte caqet serbe gjatë luftës së Kosovës më 1999”, shkruan mediumi prestigjioz.
Sipas këtij reportazhi, tani është vështirë të gjinden shenja të luftës. Gjenerata është rritur në një ambient me paqe dhe stabiliteti. Gjithsesi, lidhja pro-amerikane është akoma prezente.
Një nga rrugët kryesore në kryeqytet, Prishtinë, quhet Bulevardi Bill Klinton, për hir të ish-presidentit amerikan. Ka edhe rrugë e qendra tjera sportive me emrat e Madeleine Albright, ish-sekretaren e shtetit, Eliot Engel, kongresmen amerikan dhe të ish-presidentit George Bush, por edhe të liderëve tjerë të huaj si Tony Blair i Britanisë së Madhe.
Çdo 4 korrik, Dita e Pavarësisë së SHBA-së, mbulon edhe qiellin e Prishtinës me fishekzjarrë e flamuj amerikanë. Ka ceremoni që organizohen nga Shoqata e Miqve të Amerikës në Kosovë.
Po ashtu ka edhe turne sportivë të quajtur “Faleminderit SHBA” për të shënuar këtë ditë.
Trupat amerikanë janë prezentë në Kosovë si pjesë e Nato-s. Sot janë rreth 600-700 ushtarë amerikanë në Kosovë.
“The Guardian” thekson se shumë kompani dhe institucione amerikane kanë bashkëpunim dhe ndërlidhje të fuqishme me Kosovën.
Kompleksi “Vali Ranch” në Perlepnicë, afër Gjilanit, ka marrë elemente të kulturës amerikane. Shumë shtëpi private, restorante, hotele e ndërtesa publike imitojnë Shtëpinë e Bardhë, transmeton Albinfo.ch.
Shumë kosovarë jetojnë në SHBA, krahas Gjermanisë dhe Zvicrës, si vendet që kanë pranuar më së shumti refugjatë në të 90-at.
Disa, si Qamil Brahimi, kishin udhëtuar në New York gjatë luftës, dhe tani kthehen për pushime në Kosovë. Rox, babai i Eddie Steven, nisi jetën si refugjat në Amerikë dhe u martua me një grua amerikane. Ai ka krijuar Resortin California në Prishtinë, ku familja e tij çdo verë shijon pushimet. Ky resort është ndër më të njohurit në Kosovë.
“The Guardian” e mbyll reportazhin me “Përderisa nuk ka ndryshime të mëdha në qëndrimin e politikës amerikane karshi Kosovës, nuk ka arsye të besohet se devotshmëria e territorit do të zbehet”.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













