Lajme
Shteti që po ofron 5000 pasaporta për të huajt
Presidenti i El Salvadorit Najib Bukele ka thënë se vendi i tij do të ofrojë 5,000 pasaporta për “të huajt me kualifikim të lartë” që pranojnë të vendosen në vendin e vogël dhe të varfër të Amerikës Qendrore.
“Ne ofrojmë 5000 pasaporta falas”, shkruante Bukele në platformën X të shtunën mbrëma.
Bukele tha se mbajtësit e pasaportave do të kenë shtetësinë salvadorane dhe të drejtën e votës dhe do të jenë në gjendje të importojnë mallrat e tyre pa doganë.
“Megjithë numrin e tyre të vogël, kontributi i tyre do të ketë një ndikim të madh në shoqërinë tonë dhe të ardhmen e vendit tonë,” shtoi Bukele.
Najib Bukele, i cili u bë president në qershor 2019, fitoi një mandat të ri pesëvjeçar në zgjedhjet e 4 shkurtit, duke fituar 84.65 për qind të votave, të favorizuar nga një luftë e pamëshirshme kundër bandave të armatosura që kanë terrorizuar vendin./
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve Ligji kërkon që shtëpitë funerale të shfaqin çmimet e detajuara të shërbimeve dhe produkteve të tyre... -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”














