Lajme
Shteti që u tha “lamtumirë” maskave
Ky shtet në Europë largoi obligimin e maskave

Hungaria do të heqë shumicën e kufizimeve ndaj pandemisë, duke përfshirë masën e izolimit gjatë orëve të natës, sapo që numri i të vaksinuarve të arrijë 5 milionë këtë fundjavë, tha të premten kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, përcjell albinfo.ch.
Orban i tha radios shtetërore se nuk do të ketë më nevojë që banorët të mbajnë maskat në ambiente të hapura.
“Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë”, tha Orban, duke shtuar se ka ardhur koha për t’u thënë “lamtumirë maskave” në vendet publike.
Vlen të theksohet se Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinës Sputnik të Rusisë dhe ato kineze.
Kjo i ka mundësuar këtij vendi që të arrijë një nga nivelet më të larta të vaksinimit në BE. Rreth 50% e popullsisë prej rreth 10 milionësh, tashmë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.
Një grua e veshur me një maskë mbrojtëse për fytyrën ecën në qendër të Budapestit.
Shumica e bizneseve tashmë janë hapur, duke përfshirë hotelet, restoranet, pastaj teatrot, kinematë, palestrat dhe vendet e tjera sportive, shkruan Rel.
Vitin e kaluar ekonomia e këtij vendi u tkurr për 5 për qind. Kryeministri Orban ka thënë se rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë më e lartë se parashikimi aktual i qeverisë prej 4.3 për qind.
E-Diaspora
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës” Polici po flinte pas një turni të hershëm të punës. Ai ka dëgjuar zhurma trokitjesh dhe...
-
Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025
-
Tri kosovare marrin mirënjohje për reagimin e guximshëm pas sulmit me thikë në Siegen
-
Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës” Polici po flinte pas një turni të hershëm të punës. Ai ka dëgjuar zhurma trokitjesh dhe...
-
Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një 19-vjeçar që po planifikonte të kryente sulm terrorist
-
A mund të goditet edhe Zvicra nga një ndërprerje masive e energjisë?
-
Pasaporta zvicerane është ‘dokumenti më i bukur i identitetit në botë’