Shkurt.ch
Shtim mbi dyfish i numrit të hyrjeve ilegale në Zvicër
Rojat kufitare të Zvicrës kanë kapur vitin e kaluar numër rekord të personave që kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në vend. 31.000 klandestinë janë zënë në kufijtë zviceranë gjatë vitit 2015, që është më shumë se dyfishi i një viti më parë, bën të ditur srf.ch.
Rritje ka pësuar edhe numri rasteve të kontrabandës me njerëz. Kufitarët kanë kapur afër 20 mijë persona të kërkuar, numër që e tejkalon për 8 për qind atë të vitit paraprak.
Gjatë vitit 2015 janë arestuar 466 persona nën dyshimin se kanë bërë trafikim me qenie njerëzore, transmeton albino.ch. Një vit më parë kishin qenë 384 të tillë.
Doganierët gjatë vitit 2015 kanë konfiskuar gjihsej 121 kilogramë drogë të tipit kokainë, sasi kjo që është për më shumë se dyfish më e madhe se sasia e kapur një vit më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike















