Shkurt.ch

Shtohet numri i donatorëve të organeve në Zvicër

Organet e 158 personave të vdekur u transplantuan vitin e kaluar, duke përfituar 440 pacientë të sëmurë.

Ka gjithashtu një rritje në normën e donatorëve të organeve, por qëllimi ende nuk është arritur.

Pas një niveli të përkohshëm në 2016-ën, trendi pozitiv i 2015-ës dhe 2017-ës ka vazhduar kështu, raporton Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), përcjell albinfo.ch.

Shkalla e donacionit për milion banorë është rritur nga 13,7 në vitin 2013, në 18,6 në ndërkohë. Megjithatë, qëllimi federal për arritjen e një shkalle prej 20 për milion banorë deri në fund të vitit 2018 nuk është arritur.

Numri i njerëzve në listën e pritjeve ka rënë pak në krahasim me vitin e kaluar: deri në fund të vitit 2017, 1,478 pacientë ishin duke pritur për një organ. Deri në fund të vitit 2018 ishte raportuar për 1412 persona. Nga këto, megjithatë, vetëm rreth 45 për qind do të kualifikoheshin për një transplant, shkruan BAG.

Siç është njoftuar edhe majin e kaluar, plani i veprimit për dhurimin e organeve nga Konfederata dhe kantonet do të zgjatet deri në vitin 2021. Qëllimi është rritja e donacionit për 22 donatorë për milion banorë deri në vitin 2021.